Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, me një postim në Facebook, bëri të ditur se ka pritur në zyren e tij ish-ministrat e mbrojtjes, pasditën e ditës së sotme.
Rrustem Berishëa, Haki Demolli dhe Anton Quni, ishin te ftuarit në zyrën e ministrit Mehaj, për të cilën ai u shpreh se pati kënaqësinë ti pres në zyren tij, ish-ministrat e mbrojtjes, “pararendës të mi”.
Ministri Mehaj u shprehi vlerësime të larta për kontributin e tyre, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
“Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”- shkruan Mehaj në Facebook.
Gjithashtu, ministri Mehaj tha se së bashku ishim të qëndrimit për interesat shtetërore, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.
Së fundmi, ministri Mehaj tha se takime të ngjashme do të realizohen edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë i ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj:
Eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe profesionale ushtarake është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore.
Sot, pata kënaqësinë të pres në zyren time, ish-ministrat e mbrojtjes, pararendës të mi, Rrustem Berishën, Haki Demollin dhe Anton Qunin.
Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Së bashku ishim të qëndrimit se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme të realizojmë edhe në të ardhmen.