Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër një personi, të cilit më 22 qershor të këtij viti i janë gjetur mbi 10 kilogramë marihuanë në tentim për të kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.
Me këtë i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve.
Me qëllim që procedura e hetimeve të zhvillohet pa pengesa prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.