“Paraburgimin e policëve të rrëmbyer e ka urdhëruar Vuçiq, të lirohen sa më parë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Paraburgimin e policëve të rrëmbyer e ka urdhëruar Vuçiq, të lirohen sa më parë”

    Insajderi
    16 June 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka shkruar në Facbeook në lidhje me vendosjen e masës së paraburgimit për tre policët e rrëmbyer nga Serbia.

    Ajo ka thënë se Vuçiq e ka dirigjuar këtë vendim. Duke shtuar se regjimi i tij është autokratik e duke kërkuar lirimin sa më parë të policëve.

    Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan“, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.

    Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç.

    Por për çfarë?

    Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan.

    Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.

    Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark