
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë të pandehurve Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit në shtator të vitit të kaluar në lagjen ‘Aktash’ të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja për informim e gjykatës respektive, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.04.2025 ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A., të njëjtëve masa e paraburgimit iu është vazhduar në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, bëri të ditur Gashi.
Lidhur me këtë rast, i arrestuar ishte edhe Vesel Bunjaku dhjetë ditë më vonë, si i dyshuar për manipulim me prova.
Insajderi raportoi edhe për dosjen e Prokurorisë, që shpjegonte detajet se si kishte ndodhur rasti në natën kritike: