Paralajmërim i frikshëm nga FBI - ja çka do të mund të bënte Rusia nëse situata në Ukrain♪7 përkeqësohej - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmërim i frikshëm nga FBI – ja çka do të mund të bënte Rusia nëse situata në Ukrain♪7 përkeqësohej

    Insajderi
    21 February 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Newsweek ka ardhur deri te një informacion ku FBI-ja i bënë thirrje sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, që të jetë gati për sulme potenciale kibernetike të kryera nga rusët, pasi që tensionet rreth Ukrainës po kërcënojnë për një trazirë në lindje të Evropës.

    “Departamenti i krimeve kibernetike të FBI-së në koordinim me zyrën për sektor privat të kësaj agjencie, ka përpiluar një raport me qëllim që të informoj sektorin privat rreth kërcënimeve për sulme kibernetike që po i sponsoron shteti rus”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

    FBI ka shtuar se po punon që të mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga çfarëdo veprimi rus, duke ritheksuar se “shikuar tradicionalisht”, aktivitetet kibernetike që i sponsoron Moska rriten kur ka tensione.

    Në raport thuhet se situata e sigurisë në Ukrainë mund të përshkallëzohet pa ndonjë paralajmërim – duke shtuar se Moska nëse jo me dhunë, përdor sulmet kibernetik për të krijuar kaos.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark