Ish-drejtuesi i misionit ushtarak në Afganistan, Dritan Demiraj tha se vendosja e emigrantëve afganë në vende ku janë planifikuar, si hotele dhe konvikteve, përbën një rrezik të madh për qytetarët shqiptarë.
I ftuar në studion e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Demiraj, mori si shembull eksperiencat në Gjermani dhe Francë ku tha se emigrantet afganë kanë qenë protagonistë të sulmeve terroriste dhe të përdhunimeve.
“Vendosja dhe instalimi i afganëve në Qytet Studneti përbën një rrezik të madh. Kemi pasur sulme terrosite, përdhunime femrash. Mos ta neglizhojmë. Është krejtësisht e lehtë të marrësh angazhime. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe këta njerëz duhet të jenë të kufizuar në lëvizje. Ata vijnë nga një shoqëri konservaotre. Do të jetë shumë e vështirë që të përshtaten me situatën në Shqipëri.
Dua ti dërgoj një mesash kryeministrit dhe institucioneve të sigurisë që të jenë të kujdesshëm pasi politikanët nuk e kanë idenë se çfarë përfaqësojnë qytetarët afganë. Jemi në muajin gusht dhe sesi vishen vajzat dhe djemtë tone…jemi kultura të ndryshme,”- tha Demiraj.
Shqipëria do të presë rreth 300- 350 afganë, të cilët do të strehohen në Tiranë dhe në Durrës. nesër pritet të zbresë avioni me emigrantët e parë të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, pasi u pushtua nga talebanët.