Moti i lagësht dhe i ftohtë i dimrit në Britani, i cili duket se do të vazhdojë deri në fund të vitit, ka krijuar kushtet ideale për përhapjen e sëmundjeve sezonale.
Zyrtarët shëndetësorë në NHS kanë paralajmëruar për një të ashtuquajtur “kuadri-demi”, me rritje të dukshme të rasteve të gripit, Covid-19, norovirusit dhe RSV (virusi respirator sincicial) gjatë javëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton klankosova.tv.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e njohjes së simptomave të këtyre sëmundjeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:
Mjekët po u bëjnë thirrje qytetarëve britanikë të tregojnë kujdes të veçantë, të ndjekin masat higjienike dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të simptomave të rënda.
Vaksinimi dhe mbrojtja individuale mbeten mënyrat më efektive për të shmangur komplikimet gjatë kësaj periudhe të rrezikshme.
Mbi këtë por dhe ndonjë rrezik virusi stinor në Kosovë, askush nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka alarmuar situatë shqetësuese.