Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish

    Insajderi
    23 August 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur SBASHK ka paralajmëruar sërish greva para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka renditur disa nga punët që ka kryer ajo me kabinetin e saj, e që sipas saj janë të arritura në sektorin e arsimit.

    Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje kanë realizuar një mori punësh e u janë përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilën e kanë gjetur sektorin e arsimit.

    “Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës. Kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti”, ka shkruar Nagavci.

    Ministrja tutje ka përmendur edhe Projektligjin për Paga, të cilin SBASHK-u është duke e kundërshtuar.

    Nagavci ka thënë se në këtë projektligj të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark