
Komuna e Prishtinës, ka reaguar me paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga ku është thënë se nga 1 deri më 3 tetor 2025 pritet të ketë reshje të dendura shiu në Prishtinë dhe rrethinë.
Komuna ka thënë se këto reshja mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane.
Kësisoj, komuna ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit, dhe që të, shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
“Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit. Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri”