Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me tarifa nëse nuk korrigjojnë disbalancat tregtare. Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian po e trajton “shumë keq” vendin e tij, ndaj në këto kushte tregtare, Trump pohoi se vendete unionit evropian do duhet të paguajnë tarifat.
“Ata na trajtojnë shumë, shumë keq. Pra, ata do të duhet të paguajnë tarifat”, theksoi Trump, raporton ANSA.
“Ju nuk mund të merrni drejtësi nëse nuk e bëni atë,” shtoi ai./abcnews.al