Paralajmërimi i frikshëm nga Hovenier: Do të ketë edhe disa pasoja tjera ndaj Kosovës nëse vazhdohet me këtë rrugë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Paralajmërimi i frikshëm nga Hovenier: Do të ketë edhe disa pasoja tjera ndaj Kosovës nëse vazhdohet me këtë rrugë

    Insajderi
    29 June 2023 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ndaj Kosovës do të ketë pasoja pasi nuk është duke shkuar në një vijë me kërkesat e shteteve aleate për uljen e tensioneve në veri.Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjitha këto shtete kanë treguar mbështetje ndaj Kosovës për dekada.

    “Siç e thashë, nuk dëshiroj të hyj në specifika, por është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdojmë në këtë rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj nga të gjitha vendet që kanë dhe kanë treguar përgjatë më shumë se një apo dy dekadave përkushtimin tonë për të parë Kosovën duke e marrë vendin e saj në Evropë dhe brenda strukturave evropiane dhe euroatlantike”, tha Hovenier.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark