Paralajmërimi i Musliu-Shoshit ndaj MPJ-së për anëtarësimin në KE: Duhet të përgatitet t’i bëjë ballë fushatës nga Serbia  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i Musliu-Shoshit ndaj MPJ-së për anëtarësimin në KE: Duhet të përgatitet t’i bëjë ballë fushatës nga Serbia 

    Insajderi
    12 May 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova sot ka dorëzuar në Këshill të Evropës kërkesën për anëtarësim.

    Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ky është fillimi i një rrugëtimi, i cili duhet të përfundojë me anëtarësim.

    Megjithatë, Musliu-Shoshi ka paralajmëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me fushatën që mund të bëjë Serbia.


    “Lajm i mirë dorëzimi i kërkesës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ky në fakt është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi, i cili duhet të përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në Këshill.

    Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përgatitet që t’i bëj ballë një fushateje eventuale nga Serbia, duke e vënë në funksion të gjithë mekanizmin e Shërbimit të Jashtëm. Kjo nuk është kohë për të qëruar hesape politike brenda MPJ-së, por për tu unifikuar në anëtarësimin e vendit në organizata ku ne meritojmë të jemi anëtar plotësisht të barabartë me të gjitha shtetet tjera përreth nesh” ka shkruar në facebook Musliu-Shoshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark