Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmërimi i Putinit: Trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë objektiva legjitime për Rusinë

    Insajderi
    05 September 2025 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se nëse trupat perëndimore vendosen në Ukrainë, ato do të jenë objektiva legjitime për ushtrinë ruse.

    Të premten në një deklarim gjatë një forumi ekonomik të mbajtur në qytetin Vlladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë, Putini ka paralajmëruar se Rusia do të reagojë ndaj çdo pranie ushtarake të huaj në territorin ukrainas gjatë kohës së luftës.

    Putini ka theksuar se kjo do të shihej si një përshkallëzim serioz dhe se do të kishte pasoja të rënda.

    “Nëse trupa të vendeve perëndimore vendosen në Ukrainë gjatë konfliktit, ato do të jenë objektiva legjitimë për ushtrinë ruse”, ka deklaruar Putin.

    Kjo deklaratë është bërë në kohën ku shtetet e Perëndimit po diskutojnë mundësinë e dërgimit të forcave ndërkombëtare në Ukrainë në rast se arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

    Presidenti rus ka shtuar se në rast të nënshkrimit të një traktati paqeje, nuk sheh nevojë për një prani të huaj ushtarake në Ukrainë.

    “Nëse arrihen vendime që do të çojnë në paqe, atëherë nuk shoh arsye për praninë e tyre në territorin e Ukrainës. Sepse nëse arrihen marrëveshje, nuk duhet të ketë dyshime që Rusia nuk do ta respektojë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark