Paralajmërimi i Spahiut: Kjo është partia që zhduket këtë vit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Paralajmërimi i Spahiut: Kjo është partia që zhduket këtë vit

    Insajderi
    07 January 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristi Kreshnik Spahiu thotë  se në Shqipëri nuk ka 2  apo 3 parti, por vetëm 1 parti të ndarë në 2-3 degë në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë  mes tre liderëve Rama-Berisha-Meta.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e  Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Sipas Spahiut, në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë  e tjera logot e të cilave i ka blerë Berisha.

    “Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mendoj se ky është lajmi më i mire për Shqipërinë dhe shenja e parë që mund të nisë të çmontohet ky lloj sistemi elektoral. Shkrirja  e saj do të bëjë që asnjë bashki të mos ketë kryetar nga  LSI. Në zgjedhjet e ardhshme  kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë e tjera, logot e të cilave i ka blerë Berisha duke u dhënë nga një deputet në parlament. Nuk do ketë grup parlamentar,  do kemi vetëm një person të  futur në Parlament. Këtë e thotë sondazhi i Euronews që gjithmonë ka një marzh shumë të vogël gabimi. Provohet që Meta është politikani më i urryer në Shqipëri”, tha  Spahiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark