Paralajmërimi i Vuçiqit për largim nga KiE nëse pranohet Kosova, Bushati: Kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e BE’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i Vuçiqit për largim nga KiE nëse pranohet Kosova, Bushati: Kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e BE’së

    Insajderi
    23 March 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse anëtarësohet Kosova në këtë organizatë.

    Bushati ka thënë se kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, raporton Expres.

    “Kjo retorikë shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Duke tërhequr paralele me Rusinë dhe duke kërcënuar me largim nga Këshilli i Evropës që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është e dobishme as për Serbinë dhe as për minoritetin serb në Kosovë”, ka shkruar Bushati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark