Paralajmërohen dënime për ata që manipulojnë me zgjedhjet në Drenas – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohen dënime për ata që manipulojnë me zgjedhjet në Drenas

    Insajderi
    02 December 2016 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë kumtuar se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

    Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-ës, Enis Halimi, ka thënë se në Komunën e Drenasit janë 52 mijë e 569 votues.

    Kurse prokurorja, Laura Pula ka bërë të ditur se janë angazhuar prokurorë kujdestar si në Prishtinë ashtu edhe në Drenas. Po ashtu, është angazhuar edhe staf mbështetës për të siguruar votime të qeta dhe mbrojtje të votës.

    “Prokuroria së bashku me policinë do të ndalojnë dhe do të arrestojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyrë ndikojnë në keqpërdorimin e votës”, ka thënë Pula.

    Ndërkaq zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha ka potencuar se policia është e angazhuar që i tërë procesi zgjedhor të shkojë si duhet.

    “Policia e Kosovës ka ndarë në aspektin planifikues, personel të mjaftueshëm të përqendruar në detyrën konkrete dhe aspekte të nevojshme logjistike për të garantuar një mbarëvajtje të plotë të procesit nga cilido këndvështrim i analizuar”, ka thënë Rexha, njofton rel.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë pasuar dorëheqjen e kryetarit të atjeshëm, Nexhat Demaku, i cili është dënuar me 3 vjet burg, në kuadër të rastit të njohur si ”Drenica 1 dhe 2”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark