Paralajmërohen erëra të fuqishme dhe reshje bore- Parashikimi i motit për sot – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohen erëra të fuqishme dhe reshje bore- Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    24 March 2024 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të arrijë fronti i ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur destabilizim të fuqishëm.

    Fillimisht pritet intensifikim i reshjeve të shiut, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara, më pas në orët vijuese të mbrëmjes si dhe gjatë natës, përpos reshjeve të shiut, lokalisht do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës, përfshirë edhe disa zona të ulëta.

    Era do fryjë nga jugperëndimi gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje me kalimin e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-75 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

    Sipas MeteoKosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark