Paralajmërohen vërshime në Kosovë në këto zona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohen vërshime në Kosovë në këto zona

    Insajderi
    24 March 2025 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të kemi reshje të konsiderueshme dhe përmirësim të kushteve agrometeorologjike. Si pasojë, ky institut paralajmëron se në disa zona me infrastrukturë të dobët, ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve.

    Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë në përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve”.

    Parashikimi për pesë ditë:

    E Hënë, 24 Mars 2025

    Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

    E Martë, 25 Mars 2025

    Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

    E Mërkurë, 26 Mars 2025

    Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperëndimi.

    E Enjte, 27 Mars 2025

    Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.

    E Premte, 28 Mars 2025

    Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark