Paralajmërohet borë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet borë në Kosovë

    Insajderi
    10 February 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar të reshura të shiut e diku edhe borë në ditët e ardhshme.

    Ai tha se nga e mërkura pritet të nisin reshjet, që mund të vazhdojnë për disa ditë.

    “Sa i përket të reshurave, gjatë ditës së mërkurë pritet të ketë të reshura. Kur saktësisht, a në mëngjes, a pasdite, a pak më vonë në mbrëmje, ta shohim, se është një situatë pak më e ndryshueshme, mirëpo po pritet me pasë edhe reshje dëbore kur të bijnë temperaturat afër 0 gradë celsius, sidomos orëve të mbrëmjes. E mandej ditën e enjte vazhdojnë pak më shumë të reshurat e shiut. Sinjalet për të reshura po mbesin edhe ditën e premte, të shunën, të dielën, kështu që mund të pritet të ketë. Megjithatë situata mund të ndryshojë”, tha ai në T7.

    Mendim Rugova tha se temperaturat “po shkojnë me njëfarë trendi të rritjes, mbi vlera mesatare”.

    Në fundjavë, ai tha se temperaturat pritet të jenë të larta për këtë periudhë dimri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark