Paralajmërohet një pandemi “shumë më e rëndë” në vitet e ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmërohet një pandemi “shumë më e rëndë” në vitet e ardhshme

    Insajderi
    06 February 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bill Gates në një episod të The View paralajmëroi se një tjetër pandemi, “më e rëndë” mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

    Gjatë bisedës me prezantuesen Sunny Hostin, Gates shprehu shqetësimin e tij për një pandemi shumë kohë përpara se të ndodhte COVID-19.

    “Pandemia, për fat të keq, ishte mjaft e parashikueshme”, u tha Gates zonjave në tryezën e “Hot Topics”.

    “Dhe nuk do të jetë pandemia e fundit. E ardhmja mund të jetë shumë më e rëndë”, shtoi ai.

    https://www.yahoo.com/news/view-bill-gates-warns-far-172557566.html

    Duke e përshkruar COVID-19 si “të tmerrshëm”, Gates vlerësoi presidentin Donald Trump për sigurimin e shpejtë të vaksinës gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan yahoonews.

    Por kur bëhet fjalë për një pandemi tjetër, Gates tha që ne duhet të “jemi më të përgatitur” se sa ishim në vitin 2020.

    “Unë ende do të thosha se kjo është çështja numër një. Mund të shqetësoheni për luftën bërthamore, mund të shqetësoheni për AI. Ka shumë për t’u shqetësuar”, tha ai.

    “Shpresojmë që ne të veprojmë përpara se të vijë tjetra”, shtoi Gates.

    Pra, kur parashikon ai se mund të godasë një tjetër pandemi?

    Sipas bashkëthemeluesit të Microsoft, pandemia e ardhshme me siguri do të ndodhë në dekadat e ardhshme.

    “Oh, sigurisht që do të kemi një të tillë në 25 vitet e ardhshme”, tha ai.

    “Ekzistojnë madje disa patogjenë atje që ne po i vëzhgojmë tani. Pra, ndoshta 10% mundësi në katër vitet e ardhshme”, përfundoi miliarderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark