
Një grup vullnetarësh qe vetën e quajn “Ngrite Zërin” ka ftuar qytetarët e Kosovës që më 1 maj të protestoj për të drejtat e punëtorëve.
“Të nxitur nga gjendja e rëndë e punëtorëve dhe neglizhenca institucionale në përmirësimin e kësaj gjendje, ky marsh ka për qëllim ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe shtetërore për të drejtat në punë që garantohen me ligj”, thuhet në përshkrimin e marshit të thirru nga ky grup.
“Marshi do të fillojë në Sheshin ”Zahir Pajaziti” në ora 12:00 të mesditës dhe do të përfundojë me një aksion simbolik para rrethojave të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në faqen e tyre në Facebook.
Ata kanë ftuar “të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur me këtë gjendje t’i bashkohen këtij aksioni në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet sa më fuqishëm!”.
Dita Ndërkombëtare e Punës në Kosovë zakonisht është ditë pushimi dhe qytetarët e shfrytëzojne për rekreacion./Insajderi.com