Pritet të rritet çmimi i biletës për transportin urban në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pritet të rritet çmimi i biletës për transportin urban në Kosovë

    Insajderi
    08 December 2022 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kosovë, Ilirik Musliu deklaroi se çmimi i biletës për transportin urban mund të rritet nga 40 cent që është aktualisht, në 50 cent.

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Musliu u shpreh se rritja mund të bëhet në vitin 2023.

    “Për momentin, 40 cent është bileta. Ç’është e vërteta, konsulentë të IBRD po kërkojnë që çmimi të rritet nga 40 në 50 cent. Për arsye të qarta, për shkak të inflacionit, por gjithashtu edhe rritjes së kostos së shpenzimeve. Jemi duke bërë diskutim, ka mundësi që në vitin 2023 mund të kemi një ngritje.

    Ç’është e vërteta, vetëm bileta e transportit publik nuk është rritur deri më tani, të gjitha shërbimet e tjera, kosotoja e shërbimeve të tjera në kryqeytet janë rritur, ndaj gjatë vitit të arshshëm, është edhe një prej kushteve të IBRD që çmimi i biletës për transport publik prej 40 cent të jetë 50 cent”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark