
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kanë paralajmëruar ngritjen e çmimeve, kjo si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizimit.
Derisa ata nuk gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër thonë se janë të detyruar ta bëjnë këtë gjë.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, përkundër dëshirës së tyre si biznese thonë se janë të detyruar të ngrisin çmimet.
Ndonëse sektori i gastronomisë deri më tani ka qenë më i godituri gjatë këtyre dy viteve, Kllokoqi ‘shpëtim’ të vetëm i sheh subvencionet e qeverisë.
Derisa u paralajmërua shtrenjtimi i kafës dhe ushqimeve, bizeneset e vogla ende nuk kanë filluar shtrenjtimin e gjërave.
Poashtu edhe njëri nga pronarët e kafiterive në kryeqytet, thotë nuk do të kenë ‘shpëtim’ nëse vazhdon ngritja e çmimeve.