Paralajmërojnë shkencëtarët: Vera e ardhshme, e treta më e nxehta në histori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërojnë shkencëtarët: Vera e ardhshme, e treta më e nxehta në histori

    Insajderi
    12 December 2024 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse jemi në prag të dimrit, shkencëtarët kanë paralajmëruar për temperaturat e larta për vitin e ardhshëm.

    Siç raporton Sky News, temperatura mesatare globale e vitit të ardhshëm ka të ngjarë të jetë e treta më e larta në rekord, pas vitit 2024 në vendin e parë dhe 2023 në vendin e dytë, tha sot ‘Met Office‘, agjenci qeveritare për parashikimin e motit në Britani të Madhe, përcjell Insajderi.

    Viti i ardhshëm pritet të jetë të paktën 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se koha para-industriale, përpara se njerëzit të fillonin djegien e lëndëve djegëse fosile.

    Met Office’ tha se kjo po ndodh për shkak të ndryshimit klimatik. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark