Paralajmëron eksperti i Sigurisë, këto dy lloje të bizneseve të kenë kujdes: Janë cak i grabitjeve të armatosura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Paralajmëron eksperti i Sigurisë, këto dy lloje të bizneseve të kenë kujdes: Janë cak i grabitjeve të armatosura

    Insajderi
    28 November 2021 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drizan Shala, ekspert i Sigurisë ka folur për grabitjet e armatosura në Kosovë.

    Në intervistë për InDoks, ai ka thënë se cak i grabitjeve zakonisht janë qendrat tregtare e bankat.

    Shala ka deklaruar se në tre muajt e fundit të çdo viti, ka rritje të konsiderueshme të kriminalitetit në vendin tonë.

    “Përjashto vitin e mbylljes totale që është sa i përket Covid-19, unë mendoj që viteve të fundit kemi pasur një trend të rritjes të persona që kryejnë grabitje, respektivisht të grabitjeve të bankave dhe qendrave tregtare të caktuara kjo tregon që Kosova në dy-tre muajt të fundit të viti ka ngritje të kriminalitetit sa i përket grabitjeve dhe veprimeve tjera kriminale kjo e tregon faktin që Kosova është duke rrëshqitur në një situatë, në të cilën nuk ka mundësi ndoshta t’i kontrollojë çdo aktivitet kriminal sa i përket fushë veprimtarisë së tyre në dobi të atij grupi që shkakton atë veprim kriminal”, ka thënë Shala për InDoks.

    Duke folur për sigurinë në vend, ai kritikojë Policinë e Kosovës duke thënë se nuk ka plan konkret se si ti qaset kriminaliteti të grabitjeve të armatosura.

    Ai bëri thirrje që sa më parë të ndërmerren hapa.

    “Policia e Kosovës e ka për bazë edhe e ka marrë si shqetësim edhe këtë shtim të numrit të grabitjeve por nuk ka ndonjë plan konkret se si ti qaset këtij problem, përpos të ngritjes së nivelit të patrollimit por nuk ka ndonjë plan konkret si ti parandalojë grabitjet sa i përket bankave dhe qendrave tregtare që duhet të bëhet një parandalim sa ma parë i tyre”, ka deklaruar ai.

    InDoks | Dosja e grabitjeve – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark