Paralajmëron Hezbollah: Nëse Izraeli shkel armëpushimin, do të përgjigjemi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmëron Hezbollah: Nëse Izraeli shkel armëpushimin, do të përgjigjemi

    Insajderi
    22 November 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, për lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi 4-ditor.

    Por pjesë e marrëveshjes është edhe Hezbollah, i cili ka deklaruar se nëse armëpushimi shkelet do të ndërhyjë. Sipas një burimi në organizatën libaneze, Hezbollah do të marrë pjesë në armëpushimin e rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit, megjithëse përfaqësuesit e grupit nuk ishin të përfshirë në negociata.

    Sipas burimit, Hezbollahu do të ndalojë sulmet në territorin izraelit nga Libani jugor “nëse forcat okupuese izraelite respektojnë armëpushimin”.

    “Çdo shkelje izraelite e armëpushimit në një nga frontet do të përballet me një përgjigje nga Hezbollahu”, shtoi burimi i organizatës palestineze.

    Ndërkohë, sipas një përfaqësuesi të Hamasit, nesër në mëngjes në orën 10 do të fillojë zbatimi i marrëveshjes. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark