×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë

    Insajderi
    01 July 2024 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur se ka informacione të sakta se me qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

    Megjithatë, Konjufca thotë se institucionet e sigurisë të Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme për një sulm të tillë.

    “Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, u shpreh Konjufca.

    “Por në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark