Paralajmëron Macron: E nënvlerësuam Putinin, Evropa të përgatitet për skenarin më të keq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmëron Macron: E nënvlerësuam Putinin, Evropa të përgatitet për skenarin më të keq

    Insajderi
    07 October 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë lëshuar paralajmërime të forta për sigurinë e kontinentit europian, duke pranuar se Moska është nënvlerësuar për shumë kohë dhe se kontinenti duhet të përgatitet për çdo skenar, përfshirë më të keqin.

    Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Macron u shpreh se Evropa ka gabuar në vlerësimin e qëllimeve dhe kapaciteteve të Rusisë.

    “Për një kohë të gjatë kemi nënvlerësuar Rusinë. Po, ajo është më e dobët ekonomikisht dhe me popullsi në rënie, por prodhon armë me një ritëm shumë më të shpejtë. E kemi nënvlerësuar kërcënimin. Tashmë jemi në një gjendje konfrontimi të përhershëm”, tha Macron.

    Sipas tij, Rusia përbën kërcënimin më të madh strukturor për Evropën, jo vetëm ushtarakisht, por edhe përmes ndërhyrjeve në zgjedhje, sulmeve kibernetike, vrasjeve të disidentëve dhe përdorimit të migracionit si mjet presioni politik.

    “Do të ishim naivë po të mos pranonim se ushtria e fshehtë ruse është e infiltruar në demokracitë tona. Ajo përbëhet nga ‘luftëtarë të padukshëm’, të njohur si robotë dixhitalë, që manipulojnë opinionin publik në Francë, Gjermani dhe në mbarë Evropën,” theksoi Macron, duke paralajmëruar për një rrezik të shtuar nga lufta e informacionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    07 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark