Paralajmëron parazitologu shqiptar: Mos thithni gjakun në vendin ku kafshon gjarpri – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Paralajmëron parazitologu shqiptar: Mos thithni gjakun në vendin ku kafshon gjarpri

    Insajderi
    03 July 2023 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parazitologu Bejo Bizhga thotë se gjaku në vendin ku kafshon gjarpri nuk duhet thithur. Sipas tij një veprim i tillë është i rrezikshëm edhe pse i aplikuar shpesh nga ata që duan të ndihmojnë një person me plagë të kësaj natyre.

    “Çarja e plagës dhe thithja e helmit nuk duhet bërë, duhet vonuar thithja nga organizmi. Në rastet kur bëhet fjalë për pickimet nga gjarpri ne duhet ta lidhim krahun ose gjymtyrën në krahun e kundërt të zemrës dhe duhet të rendim për të gjetur shërbimin spitalor, pikërisht për të bërë serumin anti-gjarpër, kurse në rastin e merimangës kryejmë veprime të tjera,” u shpreh Bizhga në një intervistë për Euronews Albania.

    Insektet janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, sidomos tani në periudhën e verës. Kjo ka bërë që të shtohen rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.

    Helmimi prej tyre çon deri në humbje të jetës në rast se nuk trajtohet në kohë. Sidomos në javën e fundit ne spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur mbi 10 raste, 4 fermerë janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 nga gjarpërinjtë dhe nepërkat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark