Paralajmëron Rusia: Nëse SHBA na konfiskon asetet, shënohet fundi i marrëdhënieve tona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmëron Rusia: Nëse SHBA na konfiskon asetet, shënohet fundi i marrëdhënieve tona

    Insajderi
    13 August 2022 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çdo konfiskim i mundshëm i aseteve ruse nga Shtetet e Bashkuara do të shkatërronte plotësisht marrëdhëniet dypalëshe të Moskës me Uashingtonin, sipas një paralajmërimi që vjen nga Moska, shkruan Reuters.

    “Ne paralajmërojmë amerikanët për pasojat shkatërruese të veprimeve të tilla, të cilat do të dëmtojnë përgjithmonë marrëdhëniet dypalëshe, gjë që nuk është as në interesin e tyre dhe as në interesin tonë”, tha Alexander Dartsyev, zyrtat i ministrisë së jashtme ruse për TASS.

    Dartsyev deklaroi gjithashtu se ndikimi i SHBA-së në Ukrainë ka shkuar deri në pikën ku “amerikanët po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e drejtpërdrejtë e konfliktit.

    Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë kanë ngrirë gjithashtu 30 miliardë dollarë asete të personave që kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, duke përfshirë jahte, helikopterë dhe  pasuri të paluajtshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark