“Paramilitar fashist”, Zgjim Hyseni godet Rron Gjinovcin e Xhevdet Pozharin për sulmet kundër sindikatave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Paramilitar fashist”, Zgjim Hyseni godet Rron Gjinovcin e Xhevdet Pozharin për sulmet kundër sindikatave

    Insajderi
    05 December 2021 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, në mënyrë indirekte ka goditur ata që po sulmojnë sindikatat dhe po përkrahin sulmet shtetore kundër sindikatave.

    Ai ka thënë se një regjjm që synon me i kontrollu sindikatat quhet “diktature”.

    “Emrat kane rendesi Nje regjjm qe synon me i kontrollu sindikatat quhet “diktature”.

    Ai qe brenda ketij konteksti te sulmit shteteror, nga pozitat “civile” del e i sulmon sindikatat, eshte “paramilitar fashist”.

    Sindikatat munden me i ndryshu vetem punetoret e organizuar. Nese duan”, shkruan Hyseni në Facebook.

    Kujdojmë se lidhur më sindikatat ka shkruar edhe Rron Gjinovci duke thënë se nuk ka sindikata.

    “Në Kosovë nuk ka sindikata (me 2-3 përjashtime), por ka grupe profesioniste për zhvatje të parasë publike” shkruan ai në Facebook.

    Po ashtu edhe Xhevdet Pozhari ka thënë:

    Blerim Syla, ti je veç ëmblemë e shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë.

    Mëkatet tua janë aq të mëdha sa nuk i nxen as dera e cilësdo ambasadë!

    Në Kosovë po nuk pate pare, vdes njeriu. Kjo për shkakun se nuk përdoren kurrë pajisjet që blihen dhe apo dhurohen donacion. Ma shpesh janë jashtë funksionit. Ndonjëherë duhesh me ble edhe materialin ma bazik. Ndërsa, klinikat private të miqve të tu ta prejnë faturën, të rrjepin si donerin. Po nuk pate të njohur, nëpër spitale të kalon dita duke shëtitur nga njëri repart në tjetrin.

    E, krejt ambasadat e dijnë këtë fakt. Njëjtë siç e dijnë se po të funksiononte ligji në këtë vend, lloji yt nuk do të ishte në liri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark