×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohen dy raste të kontrabandës, sekuestrohen mallra me vlerë afër 20 mijë euro

    Insajderi
    11 November 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka parandaluar dy raste të tentimit të kontrabandës.

    Rastet kanë ndodhur në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit.

    Rasti 1: mbrëmë më ora 20:50, oficerët doganorë ndaluan një automjet me targa kosovare.Derisa pala kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar, u përgjigj "Jo." Gjatë një kontrolli të bagazhit dhe ndarjes së gomës rezervë, oficerët zbuluan 226 paketime parfumesh nga marka si të njohura , me një vlerë totale prej 13,699.70 €. Pas zbulimit mallrat janë konfiskuar dhe për momentin iu janë nënshtruar procedura të origjinalitetit të tyre.

    Rasti 2: mbrëmë në orën 22:45, një automjet targa të RMV u ndalua për kontroll. Pas deklarimit të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficerët kryen një kontroll të dytë dhe zbuluan 40,000 cigare elektronike me vlerë prej 4,340.00 €, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit.

    Të dy personat kanë shkelur Kodin e Doganës dhe të Akcizave të Kosovës.

    Rastet i janë referuar Sektorit të Kundërvajtjeve Doganore për veprime të mëtejshme ligjore, derisa sektori i Hetimeve është duke punuar në hetime shtesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark