Agjencia shtetërore e Kuvajtit raporton se forcat e sigurisë kanë ndaluar tri sulme të planfikuara terroriste të grupit militant, Shteti Islamik.
Ministria e Brendshme më 4 korrik e ka publikuar një komunikatë duke thënë se tre “operacione parandaluaese” janë kryer nga forcat e sigurisë dhe “disa” pjesëtarë të dyshuar të IS-it janë arrestuar.
Sipas zyrtarëve, planet e dyshuara përfshinin sulmin në një xhami dhe një tjetër në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme.
Më 3 korrik, Kompania Koombëtare e Naftës së Kuvajtit ka njoftuar se ka pranuar rekomandimet e Ministrisë së Brendshme për të shtuar nivelin e sigurisë nëpër instalimet e naftës./rel