Dogana ka arritur të parandalojnë një tjetër rast të kontrabandës me mallra, duke intensifikuar kontrollet dhe operacionet në terren, në kuadër të masave për luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës.
Sipas një njoftimi për media ky aksion u realizua në brezin kufitar Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, afër komunës së Viti-së, në një zonë të caktuar kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Njësitet e lartcekura në orët e pasdites se djeshne kanē ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas kosovarë.
Gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë ku për procedim të mëtutjeshëm të rastit.
Ndërsa, siç thuhet në njoftim vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000 euro pa llogaritur shmangiet doganore.