Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është gjetur një qese e mbushur me substanca narkotike jashtë perimetrit të murit rrethues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Sipas njoftimit, në këtë qese janë gjetur 51 qese në sasi të vogla e që dyshohet se janë narkotik. .
“Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar. Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: