Parandalohet kontrabandë me barna, u futën nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet kontrabandë me barna, u futën nga Serbia

    Insajderi
    18 July 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia. Automjeti që është ndaluar dhe kontrolluar ka pasur barna të llojeve të ndryshme.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, dhe mallrat e dyshuara të sekuestrohen.

    “Patrulla policore kufitare e SPMK- Muqivërcë DRPK-Lindje Kaçanik, e angazhuar në  luftimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare, ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë, pasi që është futur në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbise, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme”, njoftoj policia.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark