Parandalohet kontrabandimi i 600 kilogramëve duhan të papërpunuar në Viti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Parandalohet kontrabandimi i 600 kilogramëve duhan të papërpunuar në Viti

    Insajderi
    06 May 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia  e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar janë sekuestruar 600 kilogramë duhan të papërpunuar në fshatin Lubishtë të komunës së Vitisë, shkruan Insajderi

    Sipas policisë, bazuar në analizën e rriskut dhe informacionet intelegjente, është arritur që të identifikohen katër kuaj të cilët ishin futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut, dyshohet përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.

    Pastaj sipas policisë është bastisur një shtëpi e pabanuar e ku janë gjetur 34 thasë duhan “refuz” të papërpunuar mbi 500 kilogramë dhe 94  paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën  rreth 94 kg. në total .

    Policia njoftoi se malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

    “Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës,  gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Lindje, me njësitë patrulluese policore për mbikëqyrje kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

    Si rezultat i kësaj, me datën 05.05.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë kufitare është arritur të identifikohen katër (4) kuaj të cilët ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, dyshohet përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.

    Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e  personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë,  me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore.
    Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar.  Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz  ‘të papërpunuar mbi 500 (pesëqind) kilogramë dhe 94 (nëntëdhjetë e katër)  paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën  rreth 94 kg. në total .

    Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark