Parandalohet një rast i kontrabandës, të dyshuarit sulmojnë zyrtarët policorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet një rast i kontrabandës, të dyshuarit sulmojnë zyrtarët policorë

    Insajderi
    27 February 2025 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës. Gjatë ndalimit të automjetit personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë me automjetin e tyre dhe u kanë shkaktuar lëndime trupore atyre.

    ‘‘Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është ndaluar automjeti i dyshuar Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme’’, thuhet në njoftim.

    Njoftimi:

    Parandalimi i një tentative për kontrabandë me mallra në kufirin lindor

    Prishtinë, 26 shkurt 2025

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me zyrtarët doganorë kanë parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës.

    Më datë 26.02.2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës gjatë realizimit të detyravezyrtare ka pranuar informacione për hyrjen e mallrave të ndryshme kontrabandë përmes rrugëve malore. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është ndaluar automjeti i dyshuar Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.

    Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare.

    Si rezultat i këtij incidenti, personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

    Njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

    Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.

    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe kontrabandës, duke siguruar rend dhe ligj në të gjitha zonat kufitare të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark