Parandalohet një tragjedi në Mesdhe, shpëtohen mbi 500 migrantë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Parandalohet një tragjedi në Mesdhe, shpëtohen mbi 500 migrantë

    Insajderi
    07 May 2017 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i shpëtimit të organizatës joqeveritare spanjolle “Proactiva Open Arms” ka shpëtuar më shumë se 500 migrantë në Detin Mesdhe dhe ka parandaluar një tragjedi të madhe, raporton Anadolu Agency.

    Zëdhënësja e organizatës Laura Lanuza tha se anija e shpëtimit Golfo Azzurro gjatë 24 orëve të fundit me shumë gomone dhe varka druri në Mesdhe ka shpëtuar gjithsej 514 migrantë të cilët nga Afrika veriore kanë udhëtuar drejt Evropës kur u goditën nga valët e stuhishme që rrezikonte fundosjen e anijeve të tyre joadekuate.

    Në njoftim thuhet se migrantët lundruan nga Libia dhe se bëhet fjalë për refugjatë nga Siria dhe vendet e Afrikës sub-Sahariane.

    Anija e shpëtimit Golfo Azzuro, e cila operon në koordinim me Rojen bregdetare italiane, solli emigrantët e shpëtuar në bregdetin italian, ku u është dhënë ndihma e parë.

    Gjithashtu edhe dje Roja bregdetare spanjolle tha se ka shpëtuar 651 migrantë para fundosjes së anijes joadekuate me të cilin nga Libia migrantët janë nisur drejt brigjeve të Spanjës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark