×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalonhet kontrabandimi i medikamenteve, në Han të Elezit, vlera rreth 15 mijë euro

    Insajderi
    01 November 2024 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh, gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura.

    1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €.

    Mallrat janë sekuestruar, derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi.

    Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit

    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark