Gazetarja e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), Svetlana Vukmiroviq, është ankuar në Ministrinë e Brendshme të Kosovës për shkak se nuk po i lejohet hyrja në Kosovë, por ankesa e saj është refuzuar, njoftoi sot Asociacioni i Gazetarëve Serbë.
Siç raporton Danasi serb, përfaqësuesja ligjore e gazetares, avokatja Jovana Filipoviq, tha se në ankesë thuhet “se vendimi (për ndalimin e hyrjes) refuzohet për të gjitha arsyet ligjore”.
“Ne theksuam se Ligji për të Huajt nuk mund të zbatohet në këtë rast të veçantë, duke pasur parasysh se Vukmiroviq ka lindur dhe ka jetuar në Kosovë, dhe se ajo ka dokumentacion”, tha Filipoviq për UNS.
Asociacioni ka raportuar se Ministria e Kosovës e ka refuzuar atë kërkesë, duke thënë se Vukmiroviq nuk i plotëson kërkesat e Ligjit për të Huajt, gjegjësisht se, siç thuhet, “paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare”. /Insajderi.org/