Paraqet në polici fqinjët që ia vidhnin marihuanën, arrestohet denoncuesi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraqet në polici fqinjët që ia vidhnin marihuanën, arrestohet denoncuesi

    Insajderi
    18 August 2016 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strumicë të Maqedonisë. Një 54-vjeçar nga Strumica pasi dështoi vetë që me një sëpatë të zgjidhë problemin, vendosi që në polici t’i paraqesë dy vëllezërit se i kanë vjedhur marihuanën nga kopshti i tij.

    Sipas MPB-së, M.B. (54 ) nga Strumica ka raportuar në polici fqinjët e tij, dy vëllezërit A.S. (26), dhe M.S. (22) se ia kanë vjedhur bimën narkotike nga kopshti që e kishte mbjellë vetë ai.

    Pas kontrollit të policisë MPB, ndaj pronarit është ngritur kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, shkruan “TetovaSot”.

    Në shtëpinë e tij u gjetën kanabis sativa rreth tre kilogramë. Ato u gjetën në paketime të duhanit, mbetje të kësaj bime në kopsht, në një sirtar të shtëpisë, dhe tre rrënjë të mbjella në të njëjtën vazo nga kjo bimë.

    Para paraqitjes në polici ai një herë ishte përpjekur që rastin vetë ta zgjidhë duke sulmuar vëllezërit me një sëpatë. Ai ka dyshuar se ata ia kishin vjedhë marihuanën që kishte mbjellë në oborr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark