×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraqitet në seancë të mbyllur dëshmitari i 90-të në rastin Thaçi

    Insajderi
    25 September 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmia është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.

    Përpara se të vazhdohet me dëshminë e këtij dëshmitari, gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e ZPS-së që dëshmitari me kodin W04590 të dëshmojë përmes video-lidhjes.

    Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia e dëshmitarit W04590 do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark