U raportua e zhdukur që disa ditë. Të dielën, policja është paraqitur shëndosh e mirë tek stacioni policor në Rahovec.
Për Insajderin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se rreth orës 17:00, policja është paraqitur në polici dhe ka dhënë deklaratë lidhur me zhdukjen e saj.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në konfirmim.