I njohur si një prej ekipeve më të dobëta, Andora pavarësisht gjykimeve fitoi një pikë kundrejt ekipit të kombëtares së Kosovës. Paraqitja e dardanëve sonte nuk ishte më e mira e mundshme.
Kosova ka barazuar 1-1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Euro 2024, duke i mbyllur ndeshjet e marsit me dy pikë në dy takime
Paraqitjen e lojtarëve të Kosovës e kritikuan edhe analistët.
Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka shkruar në profilin e tij në facebook se trajneri i ekipit kosovar, Alain Giresse duhet të shkarkohet “në koridor”.
“Ne korridor duhet me e shkarku Zhiresin. Qaty”, ka shkruar Buzhala në postimin e tij.
Ndërkaq, drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka shkruar se sipas tij kombëtaret të cilat shkojnë “fyt a fyt” me ekipin e Andorës nuk kanë pse të jenë në Euro 2024.
Ndër të tjera, Olluri ka sqaruar gjithashtu se lojtari më i mirë i Andorës luan në ligën e katërt të Spanjës, kurse lojtarë të tjerë futbollin e kanë punë të dytë.
“Lojtari me i mire i Andorres luan ne Ligen e Katert te Spanjes. Disa lojtare te tjere e kane futbollin pune te dyte. Do jane kamariere, do punojne neper banka. Marre per bese se çka po ndodh ne stadium. Duhet me u permiresu loja. Kombetaret qe shkojne fyt a fyt me Andorren s’kane cka lypin ne Euro 2024”, ka shkruar Olluri në facebook.
Në anën tjetër, profesori universitar dhe analisti Rrahman Paçarizi ka futur ekipin e Kosovës në një analogji me ekipet më të dobëta në Evropë.
Në këtë listë nuk është jasht ekipi i Shqipërisë gjithashtu.
“Kosova, Andora, Malta, San Marino, Shqiperia, Izraeli, Luksemburgu e qisi ekipesh pffff”, kla shkruar Paçarizi në facebook.
Edhe analisti kosovar, Halil Matoshi e ka komentuar paraqitjen e ekipit kosovar duke i krahasuar ata me manekena kurse ekipin e Andores me kamarierë.
Sipas tij, duhet të jap dorëheqje Grisse edhe i gjithë kreu i kombëtares.
” Kamarierat e vs Manekenat e 1:1 P.S. Shkarkim urgjent i Giresse. Dorëheqje komplet kreu i kombëtares. Ristrukturim me rrâjë i kombëtarës! Jo manekenëve! Marre. Ndonëse në Kosovë, ka kohë që askush nuk skuqet mâ!”, ka shkruar Matoshi./Gazeta Insajderi