"Parashihen riga shiu të përcjellura me rrufe" kështu pritet të jetë moti sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Parashihen riga shiu të përcjellura me rrufe” kështu pritet të jetë moti sot

    Insajderi
    20 August 2024 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik ka paraparë një javë dinamike, me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesa e parë e javës parashihet e paqëndrueshme.

    Sipas institutit, të martën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve.

    Parashihen riga shiu të përcjellura me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark