×
  • Sport
  • Sport

    Parashikimet e figurave të mëdha të boksit për duelin Joshua-Ngannou

    Insajderi
    08 March 2024 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anthony Joshua do të përballet me Francis Ngannou të shtunën në ora 00:20 sipas kohës sonë lokale, dhe disa figura të mëdha të boksit, duke përfshirë edhe Tyson Fury kanë dhënë opinionin e tyre se kush do të jetë fituesi.

    Joshua po synon të marrë fitoren e trete radhazi, ndërsa një triumf i mundshëm ndaj Ngannou do t’i garantonte atij përballjen me fituesin e meçit Tyson Fury – Oleskandr Usyk, event ky që do të mbahet më datë 18 maj.

    Këto janë disa nga parashikimet e figurave të rëndësishme të boksit për duelin mes Joshuas dhe Ngannou:

    Amir Khan

    “Joshua është një luftëtar shumë i zgjuar dhe tani ata e dinë se çfarë të presin ndaj Ngannou, por unë ende mendoj se do të jetë një luftë e vështirë sepse Ngannou do të ketë shumë vetëbesim për këtë luftë. Më pëlqen Joshua dhe mendoj se është një luftëtar i madh, por mendoj se ai është një kundërshtar më i lehtë se sa Fury”.

    Tyson Fury

    “Ata janë dy djem të fortë, mendoj se secili mund të fitojë. Që të dy godasin fortë dhe mund të shkaktojnë shumë dëme. Do të doja të mbështesja ish-kampionin e botës (Anthony Joshua), por kush jam unë që të them diçka? Është një luftë. Nëse Francis fiton, do të ishte një tjetër meç për mua dhe atë. Nëse AJ fiton do të ishte një përballje e madhe britanike për mua dhe atë”.

    Eddie Hearn

    “Unë pres që AJ ta vërë atë në gjumë me të vërtetë, a e keni parë gjatësinë e këtij djaloshi? Unë po shikoja kokën dhe qafën e tij, ai është një bishë. Gjëja më e rëndësishme për ne është që fituesi i këtij takimi do të luftonte me fituesin e Tyson Fury vs Oleksandr Usyk”.

    Johnny Nelson

    “Ekziston rreziku për Joshuan që në rast se humbet ndaj Ngannou, atëherë karriera e tij do të përfundonte, pasi si do të arrinte ta gëlltiste këtë? Ju jeni dy herë kampion i peshave të rënda, nuk mund të humbasni ndaj tij, unë pres që Joshua të fitojë”.

    Emanuel Odiase

    “Mendoj se AJ do ta mposht Ngannoun, ka nivele për këtë. Bazat e Joshuas janë shumë të mira dhe ai nuk do ta nënvlerësojë Ngannoun sepse e kemi parë që ai mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe ka një goditje të fuqishme ani pse është luftëtar i MMA-së. AJ në raundin e gjashtë mendoj, ndoshta edhe më herët./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark