
Rëndësinë dhe nevojën që do ta kishin njerëzit për internetin para shumë viteve në një intervistë e ka thënë edhe njëri prej inovatorëve më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.
Steve Jobs ishte një ndër mendjet më të ndritura të historisë së njerëzimit. Jeta e tij kishte luhatje të mëdha në periudha të ndryshme por nuk e zbrapsën drejtë arritjes së qëllimit. Ai ka qenë njëri ndër njerëzit më inovativ që ka njohur historia e njerëzimit.
Në këtë mënyrë ndikimi i Steve Jobs në jetët tona nuk mund të injorohet kurrsesi. Zbulimet e tij kanë ndikuar tek ne në shumë gjëra, në kompjuterë, filma dhe telefona mobil. Këto arritje e kanë bërë figurën e Jobsit njërën ndër më të njohurat të shekullit që po e jetojmë.
Por një fakt shumë interesant është se ai para 21 viteve, në një intervistë për faqen e njohur “Wired” kishte shprehur disa mendime në lidhje me internetin të cilat tash e 21 vite kanë dalë të jenë shumë të sakta.
Redaksia jonë ka përmbledhur disa nga parashikimet e Steve Jobs të cilat kanë dalur të jenë të sakta pas asaj interviste të vitit 1996.
1. Interneti do të ishte i pranishëm kudo: në shkolla, shtëpi, TV, tablet dhe telefona mobil.