Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, reshjet lokale të shiut do të shtrihen gradualisht, ndërsa në mbrëmje depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje në të gjithë vendin.
Në pjesën më të madhe të territorit, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë para mesnatës, ndërsa deri pas mesnate ky shndërrim do të ndodhë në të gjithë vendin.
Era do të fryjë fillimisht nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C