×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit në Kosovë – ja kur pritet të bien temperaturat

    Insajderi
    31 October 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Metereologu, Mendim Rugova ka parashikuar motin për ditët e ardhshme në vend, shkruan Insajderi.

    Ai ka bërë me dije se do të ketë vranësira e rënie temperaturash, duke nisur nga dita e hënë.

    “Pas mjegullës orëve të mëngjesit, nga pjesë lindore të vendit, ditën e parë të nëntorit, mbeten më gjatë vransira të ulëta. Nuk do të mungojnë intervalet me diell, megjithëse vransira shtresore të larta kalojnë pasdite. Frynë erë e lehtë veriore e veriperëndimore 1-3m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 18C”

    E shtuna karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe një rritje të temperaturave në 18C e 19C. Më vonë gjatë natës me kalimin në ditën e diel, vransira fillojnë të shtrihen mbi vend, me afrimin e një fronti të ftohtë që zbret temperaturat maksimale në 12C. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu“.

    “Nga dita e hënë mot i kthjellët, por më i ftohtë, me minimale që zbresin në 0C e -2C të martën në mëngjes”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark